Haaland ‘mollë sherri’ mes Real Madrid dhe Barcelonës, Marsielle në garë për Milik

Haaland ‘mollë sherri’ mes Real Madrid dhe Barcelonës, Marsielle në garë për Milik

Nga Spanja raportojnë se Erlind Haaland ka futur në ‘luftë’ Real Madrid dhe Barcelonën. Nuk dihet se sa e vërtetë mund të jetë, por një ndihmës i një prej kandidatëve për president te Barcelona ka thënë se në rast se fitojnë zgjedhjet norvegjezi do të jetë i tyre.

Ndërkohë sipas ‘AS’ Real Madrid po punon prej kohësh për këtë pistë dhe madje ka një akord me agjentin Raiola për futbollistin e Borussia Dortmund. Bëhet fjalë për vetën e vitit 2022 kur edhe vlerat në merkato të kapin sërish pikun pas goditjes nga pandemia.

Sakaq në këto ditë festash ka lëvizur edhe Marseille, e cila është futur në garë për sulmuesin e Napolit, Milik. Polaku që ka kontratë me italianët deri në verë po ndiqet edhe nga Atletico Madrid, por diferencën do ta bëjë skuadra që kënaq pretendimet e Napolit, që nuk ka ndërmend të heqë dorë pa 16 mln euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy