
Barcelona është një nga klubet më aktive në këtë merkato verore, me katalanasit që deri tani kanë kryer disa afrime në skuadër.
Megjithatë duket se blaugranat nuk kanë ndërmend të ndalen. Sipas asaj që raporton së fundmi “Sport.es”, Barcelona ka arritur marrëveshjen personale me mbrojtësin e Sevilla, Jules Kounde.
Ky i fundit ka dhënë dritën jeshile, për t’u transferuar te skuadra e Xavi dhe është gati të firmosë kontratën 4-vjeçare. Tashmë drejtuesit e Barcelonës, po përgatisin ofertën për klubin e Sevilla, për të firmosur më pas me 23-vjeçarin.
Kounde ka qenë edhe objektiv i Chelsea këtë merkato, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në “Camp Nou”, njëjtë edhe si objektivi tjetër i londinezëve, Rapihnha, i cili preferoi transferimin në Spanjë, para skuadrës së Tuchel.



