
Në sezonin aktual , Atletico Madridi do të tentojë të rikthejë historinë në favor dhe për drejtuesit prioritet mbetet rinovimi i Diego Simeones. Nën drejtimin e trainerit argjentinas, ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shëndërruar në një ekip tejet kompetitiv dhe shumë i vështirë për çdo rival , në çdo kompeticion pjesëmarrës. Ishi i River Plates asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të vijuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por mungesa e titujve në dy vitet e fundit natyrisht konsiderohet një shqetësim në kampin kryeqytetas. Që prej 2011- tës , vit në të cilin mori drejtimin e Atletico Madridit, 53 vjeçari nga Buenos Aires numëron dy La Liga, një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje , dy Europa League , dy Superkupa Europe dhe gjithashtu i ka dërguar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në dy finale Champions League , të humbura kundër Real Madridit. Kjo periudhë ka dëshmuar se ishi i River Plates është pa dyshim një ndër trainerët më të mirë në botë, më i suksesshmi në historinë e Atletico Madridit.



