
Manchester City i ka habitur të gjithë duke blerë perlën e River Plates Julian Alvarez . Prej kohësh gjigandët e Europës po e tentonin sulmuesin e talentuar por ‘’ Los Citiziens ‘’ kanë ditur të parakalojnë duke e afruar argjentinasin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ .
Sipas gazetarit Fabrizio Romano klubeve respektive i mbeten edhe disa detaje për të akorduar dhe më pas ti jepet shansi për të provuar veten në tokën e premtuar një ndër talentëve më të mëdhenjë të Amerikës së Jugut të dalë nga një akademi shumë e famshme si ajo e ‘’ Los Millonarios ‘’.
Në lidhje me këtë operacion, pika akoma nuk është vënë sepse për 21 vjeçarin kryeqytetasit do të përfitojnë 16 milionë euro plus një bonus të mundshëm që është në diskutim e sipër. \
Për të mos u përshëndetur kaq shpejt , drejtuesit e River Plates i kanë kërkuar anglezëve qëndrimin e Julian Alvarez në ‘’ El Monumental ‘’ deri në fundin e sezonit dhe të shijojnë magjinë e të quajturit ndryshe ‘’ Merimanga ‘’ i cili e meriton plotësisht eksperiencën europiane.
Bardhekaltërit kanë mundur të mposhtin Interin dhe Real Madridin që tentonin prej kohësh transferimin e të konsideruarit si ‘’ Higuaini i ri ‘’ i cili duhet të punojë fort për të bindur Pep Guardiolan i cili synon prej shumë vitesh Champions Leaguen me ishullorët .
Kalimi nga Amerika Jugut në një futboll totalisht ndryshe do të jetë provë zjarri për Julian Alvarez që nuk ka vonuar shumë për ti treguar botës se meriton një shans tek një ekip i elitës dhe Manchester City ia ka plotësuar këtë dëshirë.
Eksperienca tek River Plate ka përfunduar me statistika tepër interesante , gjatë të cilës numërohen 36 gola dhe 25 asiste në 96 ndeshje duke ia ka hapur shumë shpejt dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ golashënuesit nga Kordoba .



