Tek Egantia ka nisur një revolucion dhe këtë e konfirmojnë lëvizjet e shumta në skuadër.
Rrogozhinasit kanë zyrtarizuar së fundmi, largimin e dy futbollistëve. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Ilir Allmuça dhe Franc Ymeraliaj.
Lëvizje ka pasur edhe te skuadra tjetër e Superiores, Vllaznia. Nga klubi shkodran, ka njoftuar largimin ditën e sotme, sulmuesi Fahrudin Djurdjevic. Aventura e futbollistit 30-vjeçar te shkodranët ka zgjatur vetëm një sezon.



