Gjici: Kukësi nuk kishte ardhur për të fituar, Tiranës i duhen disa fitore 4-0 ndaj nesh

Gjici: Kukësi nuk kishte ardhur për të fituar, Tiranës i duhen disa fitore 4-0 ndaj nesh

Humbja e Kukësit me shifrat 4-0 ndaj Tiranës, nuk ka lënë një shije të mirë te presidenti i nderit të verilindorëve, Safet Gjici. Ky i fundit për mediat u shfaq i zhgënjyer, ndërsa tha se me atë që treguan në fushë, Kukësi nuk kishte ardhur për të fituar.

Më tej, Gjici deklaroi se drejtuesit ia kanë kompletuar ekipin Longos, por shtoi se lojtarët duan kohën e vet për t’u përshtatur.

“Kishim mungesa në fakt, u detyruam të luanim me mbrojtës sulmues, por ishim shumë dobët. Nuk kishin ardhur për të fituar me çfarë e pashë unë. U çakordua komplet sistemi i lojës.

Do jetë një rastësi, nuk është lojë e Kukësit kjo. Kukësi gjithë këto gola si ka ngrënë asnjëherë në kampionat. Duhet që trajneri të korrigjojë gabimet.

Ka qenë i kushtëzuar, kemi pasur sulmuesit e dëmtuar. Kanë munguar shumë lojtarë. Por kjo nuk justifikon rezultatet 4-0. Kukësi nuk duhet të pësonte 4 gola asnjëherë.

Sot kanë mbaruar 2 faza, është dhe gjysma e kampionatit në lojë. Tirana do të ketë problemet e veta, siç na dolën ne. Kartonë, dëmtime, plus edhe Shkurtaj do kohën e vetë. Me blerjet e reja besoj, çfarë ka kërkuar trajneri i ka marrë. Është skuadër e kompletuar, do kohën e vetë dhe mos luaj me sulmues mbrojtës siç luajtëm sot.

Tirana duhet të na mundë disa herë 4-0, pasi i kemi mundur më shumë, por sot nuk ishte Kukësi i vërtetë. Ishte një formacion i bërë me mbrojtësa. Në sulm kishim një mbrojtës. Nuk ishte skema dhe formacioni  i lojës së Kukësit. Me prurjet e reja besoj se Kukësi do jetë aty ku duhet të jetë”, u shpreh Gjici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy