
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë dhe vendin e parë të Egnatias.
Tahiri deklaroi se rrogozhinasit kanë skuadër shumë të mirë dhe me poste të dubluara.
Egnatia ka organikë dhe lojtarë shumë të mirë. Ka poste të dubluara. Ka mbrojtësa të majtë shumë të mirë. Egnatia është konstante. Ndeshjet tregojnë se Egnatia nuk kënaqet me barazimin. Nuk kanë çeduar.
Të gjitha ekipet e tjera, posht dy të parave, nuk janë ekipe që mund të fitojnë ndaj Egnatias. Ka lojtarë me kualitet. I vetmi kundërshtar që kanë, është Partizani.



