
Mospërfshirja në planet e Erik Ten Hagut , i ka vënë pothuajse pikën eksperiencës së Van de Beekut në ‘’ Old Trafford ‘’. Hollandezi ka mbetur në prapavijë dhe tanimë kanë rifilluar të qarkullojnë zërat për largimin e tij nga Manchester United. Në të kaluarën ishi i Ajaxit i kushtoi ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ 40 milionë euro, i konsideruar një ndër talentët më të spikatur të akademisë , por me kalimin tek 20 herë kampionët e Premier Leagues gjithçka ka mbetur në harresë . Gjithsesi drejtuesit e Interit e kanë rikthyer fokusin tek 20 vjeçari, për arsye se Simone Inzaghi konsideron se mund ti japë përparësi repartit ofensiv dhe zikaltërit janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për ta transferuar në mitikun ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Sipas lajmeve të fundit Van de Beek konsiderohet një prioritet nga traineri italian dhe njëkohësisht largimi nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ për të është zgjidhja e pritur prej shumë kohësh.



