
Në javët e fundit është përfolur se Alexander- Arnold do ti bashkohet shumë shpejt Real Madridit.
Në fakt, drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po i lëvizin gurët për ta arritur objektivin, duke përfituar dhe nga nxjerrja e anglezit në shitje.
Anësori e përfundon kontratën me Liverpoolin në fundin e sezonit aktual por kryeqytetasit mund ta përshpejtojnë mbërritjen e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, pikërisht gjatë merkatos aktuale.

Anglezët pretendojnë ta evitojnë largimin e 26 vjeçarit me parametër zero në verë dhe duke qenë se flitet për Real Madridin, sigurisht synojnë të përfitojnë maksimalisht.
Carlo Ancelotti e vlerëson së tepërmi Alexander- Arnold, i cili i ka qëndruar besnik ‘’ Të Kuqve ‘’ gjatë gjithë karrierës por çdo fillim e ka një fund dhe për skuadrën e tij kjo është një mundësi ideale për të siguruar shërbimet e tij.
Parashikohet nga ekspertët se marrëveshja mund të arrihet në ditët vijuese me nxënësin e Arne Slot, i cili po zhvillon sezonin e nëntë në ‘’ Anfield Road ‘’, me kryesuesit momentalë të Premier Leagues dhe Champions Leagues.



