
Interi do të përballet me Porton në Ligën e Kampioneve, në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.
Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi. Ky i fundit vlerësoi kundërshtarin, ndërsa shtoi se ka dyshime për formacionin që do të hedhë në fushë.
E dimë rëndësinë që ka kjo përballje. Në nivele të tilla duhet të jesh shumë i përqendruar, të luash me kokë. Porto është një skuadër shumë e fortë se cila vjen pas 10 fitoreve radhazi.
Kam dyshime për formacionin, jo vetëm për dyshen e sulmit, kam dyshime kush do të luajë në mesfushë dhe në mbrojtje.



