Luuk de Jong qëndron tek Barcelona

Luuk de Jong qëndron tek Barcelona

Barcelona vijon të tregohet shumë efikase në lidhje me komponentët në përbërje dhe suksesi i rradhës i Joan Laportas është qëndrimi i Luuk de Jong në ‘’ Camp Nou ‘’ , të paktën deri në fundin e sezonit .

Fillimi i 2022-shit flet me superlativa për hollandezin i cili e ka bërë krenar trainerin Xavi Hernandez pikërisht kur mendohej se do ti jepte lamtumirën katalanasve .

31 vjeçari është favorizuar  nga problemet e Ousmane Dembeles dhe dëmtimit të Ansu Fatit dhe tashmë ka një mundësi për të treguar vlerat në pjesën e mbetur të kampionatit ku do të pretendohet kualifikimi për në  Champions League .

Besimi në aftësitë e hollandezit është shumë i rëndësishëm për t’ia shtuar entuziazmin dhe të rikthehet në atë lojtarin e rrezikshëm të cilin Barcelona po e pret prej një kohe të gjatë .

Sigurisht mbetet akoma shumë për tu bërë por spanjollët janë ndërgjegjësuar në kohë dhe e kanë kuptuar se duhet të shtrëngojnë dhëmbët sepse rivalët fuqizohen me kalimin e kohës dhe mbeten një kërcënim absolut për ‘’ Blaugranët ‘’.

 Fitorja e djeshme në fushën e Alaves  rezultoi një frymëmarrje për Barcelonën e cila tani më shumë se kurrë duhet të shtojë forcat për të dalë me  kokën lart nga fusha e lojës sepse e presin sfida shumë të vështira si përshembull dy ndeshjet kundër Napolit, të vlefshme për Playoffin e Uefa Europa Leagues .

4 gola në 22 ndeshje të kanalizuara në një rendiment të kënaqshëm janë një arsye për të rritur besimin tek aftësitë e Luuk de Jong i cili e njeh shumë mirë Barcelonën për arsye të përballjes  kur mbronte ngjyrat e Sevillas .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy