
Christian Eriksen pritet ta shikojmë përsëri në Premier League, ku në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Tottenham.
Pasi mbylli kontratën me Interin, për shkak se në Itali nuk i lejohej të luante me defribilator në zemër, tashmë danezi mund të vazhdojë karrierën në Angli.
Raportohet nga mediat britanike, se Brentford, i ka ofruar lojtarit një kontratë fillestare për 6 muaj. 29-vjeçari pësoi një arrest kardiak gjatë Euro 2020 verën e kaluar dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Trajneri i Brentford, Thomas Frank është admirues i madh i bashkëvendësit të tij dhe beson në kualitetet e Eriksen. Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare dhe me shumë mundësi Eriksen do të jetë një lojtar i Brentford.



