Anglia e 21-vjeçarëve nuk i ka dhënë asnjë shpresë kombëtares shpresa për t’u kualifikuar në Europian. Kjo pasi ‘tre luanët’ e vegjël e kanë shpërtalluar përfaqësuesen kuqezi me rezultatin e thellë 5-0.
Gjithsesi kjo dihej se ishte shumë e vështirë, por ajo që bëri përshtypje është disfatë e thellë që kuqezinjtë pësuan. Në Ëolverhampton U-21 është mposhtur me rezultatin 5-0, duke lënë mos lënë asnjë hapësirë diskutimi.
Për t’u theksuar edhe fakti që kuqezinjtë nuk do të kishin kaluar edhe në rast fitoreje, pasi Austria është rikthyer të marrë tre pikët në eliminatore. Ata mposhtën 3-0 Andorën, në një kohë që për t’u kualifikuar Shqipëria duhej një humbje ose barazim.
Në përfundim të fushatës eliminatore kuqezinjtë renditet të tretët me 14 pikë, 4 më pak se Asutria e vendit të dytë, ndërsa Anglia e vendit të parë është e shkëputur shumë ndjeshëm.



