Mbrojtësi Roberto Dominguez, nuk është më pjesë e Partizanit. Klubi i kuq nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar se mbrojtësi nga El Salvatori nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në vijim.
Futbollisti 23-vjeçar u bashkua me Partizanin në merkaton e janarit, por largohet pa lënë asnjë gjurmë, teksa u aktivizua vetëm në dy ndeshje.Dominguez tashmë e ka mbyllur kontratën dhe është një lojtar i lirë, për të zgjedhur skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
“FK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguez. Klubi dhe 23- vjeçari nga El Salvador kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së Janarit. FK Partizani i uron Roberto Dominguez shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.



