Justin Kluivert, objektiv i Interit

Justin Kluivert, objektiv i Interit

 Tre sezonet tejet pozitive tek Bournemouth e kanë shëndërruar Justin Kluivertin në një lojtar të pretenduar në merkato. 

Për hollandezin kanë nisur ofensivën drejtuesit e Interit, i cili në të shkuarën u aktivizua me Romën. 

Sezonin pararendës sulmuesi realizoi 13 gola dhe kontriboi me 8 asiste në 39 sfida, në një ndër kampionatet më të vështirë të Europës. 

Efektiviteti në metrat e fundit sigurisht ia ka rritur vlerat dhe dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e ‘’ Verdhekuqve ‘’. 

Traineri Christian Chivu e dëshiron medoemos në skuadër, i cili u rrit në akademinë e Ajaks Amsterdamit, një ndër më cilësoret në futboll. 

Kontrata e 26 vjeçarit me Bournemouth vijon ende në fuqi por nuk përjashtohet një rikthim në Serinë A. 

Interi siç dihet mbetet një ekip me shumë traditë, sidomos në Itali, por edhe aspiron që të rikthehet përsëri tek titujt në kontinentin e vjetër. 

Përforcimi me një lojtar të këtij niveli do të ishte një plus për 11-shen e numrit një të stolit, pjesë e Interit edhe si lojtar në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy