Barcelona gjen zëvendësuesin e Dembeles

Barcelona gjen zëvendësuesin e Dembeles

Problemet e hasura për rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele nuk i kanë lënë rrugë tjetër Barcelonës veçse të kërkojnë një lojtar që mund ta mbushë boshllëkun kur francezi të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ .  

Katalanasit kanë zgjedhur bashkombasin Kingsley Coman dhe mbi këtë operacion nuk e përjashtojnë shkëmbimin kokë më kokë me yllin e Bayern Munchen .  Sipas gjermanes ‘ Bild ‘, rekordmenët e Bundesligës  mund ta vlerësojnë këtë pistë e cila në plan të parë vlerësohet  shumë interesante sepse të dy këto lojtarë  të bëjnë të shpresosh .  

Situata e 25 vjeçarit në Mynih është e njëjta me atë të Dembeles në Katalunjë sepse çuditërisht nuk e kanë gjetur zgjidhjen me skuadrat respektive dhe janë shumë afër largimit gjatë merkatos së janarit .  

Avantazhi në këtë histori është se si Xavi Hernandez ashtu edhe Julian Nagelsmann i kanë dhënë dritën jeshile realizimit të këtij shkëmbimi sepse nuk duan të humbin kohë për arsye se  i pret një punë intensive në fazën e dytë të sezonit e cila do të jetë definitive për fatet e këtyre skuadrave .

Nëse i referohemi objektivave të spanjollit , vijon ti jetë besnik 4-3-3-shit që  i prodhoi aq shumë suksese ‘’ Los Cules ‘’ në të kaluarën dhe beson se transferimi i Kingley Coman tek kuq e blutë mund ta ndihmonte  repartin e avancuar për të funksionuar ndryshe në të ardhmen, ndërsa Ousmane Dembele do të kishte një tjetër shans  për të hedhur pas krahëve eksperiencën e vështirë sepse të qënit  pjesë e Bayern Munchen herët a vonë çdo lojtar i të tilla niveleve ka arritur të  triumfojë sepse është një skuadër e cila çdo sezon njeh vetëm suksese  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy