Zyrtare/ Shqipëria do të luajë miqësore me Suedinë para Europianit

Zyrtare/ Shqipëria do të luajë miqësore me Suedinë para Europianit

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrzarizuar miqësoren e parë të Shqipërisë, para Europianit të Gjermanisë. 

Trajneri Silvinjo do të testojnë lojtarët nlë një miqësore ndaj Suedisë. Sfida do të luhet më 25 mars në Stokholm, ndërsa orari do të përcaktohet në ditët e ardhshme. 

NJOFTIMI I FSHF: 

 

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.

Kjo ndeshje miqësore është në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

Shqipëria zhvilloi një edicion shumë të mirë kualifikues dhe e mbylli në vendin e parë në Grupin E duke siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Gjermani 2024”, teksa në Europian do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy