Atletico Madridi, gjen sulmues tek Leipzigu

Atletico Madridi, gjen sulmues tek Leipzigu

  Antonio Nusa vijon të jetë një ndër talentët më të spikatur të kontinentit të vjetër.

Si në çdo merkato, interesi i ekipeve me emër ka ardhur në rritje dhe për shërbimet e tij në atë të janarit do të luftojë Atletico Madridi.

Në sezonin e parë me Leipzigun sulmuesi po jep për të kuptuar se do të jetë një ndër protagonistët referuar merkatos në Bundesligë, vlerat e të cilit janë të padiskutueshme.

19 vjeçari u transferua në ‘’ Red Bull Arena ‘’ gjatë merkatos së verës për shifrën e 21 milionë eurove, i cili është tashmë në listën e një ndër trainerëve më të mirë në botë si Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeone.

Mosha mbi supe dhe të qënit shumë i talentuar thekson një garanci për kryeqytetasit edhe në të ardhmen, gjithmonë nëse do të vendosë të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Ndërkohë, drejtuesit e gjermanëve parashikohet se do të bëjnë rezistencë për Antonio Nusan, prezenca e të cilit konsiderohet një kërcënim për rivalët në metrat e fundit.

3 gola dhe 2 asiste në 16 sfida numëron ishi i Club Brugges, determinant tek Leipzigu, një skuadër shumë kompetitive, sidomos në Gjermani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy