
Paraqitjet premtuese të Javi Guerras me Valencian nuk janë anashkaluar nga drejtuesit e disa klubeve të rëndësishëm.
Një nder to është edhe Milani dhe thuhet se po lëvizen gurët për ta transferuar spanjollin në ‘’ San Siro ‘’.
Oferta e kuqezinjve i arrin 18 milionë eurot për mesfushorin, i cili në sezonin e shkuar rezultoi një ndër më të mirët në 11-shen e teknikut Ruben Baraja.
22 vjeçari ka patur një ecuri pozitive me bardhezinjtë, të cilët nuk janë më ai ekipi i dikurshëm.
Krerët e ‘’ Los Che ‘’ konsiderojnë se mund të dalin të fituar nëse do t’ia hapin dyert e largimit nga ‘’ Mestalla ‘’ Javi Guerras por njëkohësisht do të humbnin një element deçiziv në repartin ku aktivizohet.
Italianët e kanë në fokus këtë lojtar, i cili po përgatitet për sezonin vijues por gjatë merkatos së verës gjithçka mund të ndodhë dhe pse jo e ardhmja e tij mund të ndryshojë.
Javi Guerra u paraqit denjësisht në 38 sfidat e sezonit të kaluar dhe gjithashtu gjeti në tre raste rrugën e rrjetës, për të cilin ‘’ Djalli ‘’ shpreson se do ta arrijë marrëveshjen.



