Jose Mourinho shkarkohet nga Manchester United

Jose Mourinho shkarkohet nga Manchester United

Fundi erdhi: Jose Mourinho nuk do të jetë me trajneri i skuadrës së Manchester United. Përmes një komunikate klubi i Manchester United ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin portugez.

"Manchester United njofton se Jose Mourinho do largohet nga klubi. Ne duam të falënderojmë atë për punën e tij në këtë periudhë dhe urojmë atij çdo sukses në të ardhmjne", shkruhet në njoftimin zyrtar të “Djajve të kuq”.

Megjithatë, ende nuk është specifikuar nëse Mourinho është larguar nga United, siç dëshmohet nga komunikata e shkurtër e klubit ose nëse ai është shkarkuar. Në Angli, në fakt, të gjithë flasin për shkarkim të tij për shkak të rezultateve të dobëta të marra deri tani dhe marrëdhënieve të vështira me disa nga lojtarët e tij, si Paul Pogba. 

Ndërkohë, avokatët e të dy palëve janë duke punuar në këtë kohë për të gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e kontratës dhe kompensimin që do të jetë për portugezit ku thuhet se do përfitojë rreth 30 milionë euro në rast shkarkimi pasi ai ka të lidhur një kontratë deri në vitin 2020. 

Vendimi fatal për largimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester United ishte humbja e pësuar këtë javë në “Anfield Road” kundër Liverpulit me rezultatin 3-1 ku protagonisti kryesor në fitoren e “The Reds” ishte mesfushori me orgjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.

Menjëherë kanë qarkulluar dhe emrat e parë që mund të zëvëndësoje Mourinhon të cilët janë Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy