U transferua te Leverkusen, Xhaka: Kishte ardhur koha për diçka të re

U transferua te Leverkusen, Xhaka: Kishte ardhur koha për diçka të re

Granit Xhaka, vendosi të largohej nga Arsenali këtë verë, pjesë e të cilëve ishte prej 7 sezonesh. Mesfushori shqiptar, u rikthye në Bundesligën gjermane, aty ku ka firmosur me skuadrën e Bayer Leverkusen. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Xhaka zbuloi edhe arsyen përse u transferua në Gjermani. “Kishte spekulime kudo se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Fakti është se si person jam gjithmonë i interesuar për sfida të reja. Pas shtatë vitesh, kishte ardhur koha për diçka të re. Kampionati nuk është i ri, por klubi është. Gjatë bisedimeve me Simon Rolfes [drejtorin sportiv] dhe Xabi Alonso, ndjeva se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte i vlefshëm dhe se ishte 100% në përputhje me mua”, deklaroi Xhaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy