Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar këtë të martë, firmën me mesfushorin. Jonuzi u largua nga Vllaznia dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në kryeqytet. 26-vjeçari shihet si zëvendësues i Albano Aleksit, i cili u transferua tek Egnatia. Jonuzi e njeh mirë Superioren pasi për 3 sezone ka luajtur me Vllazninë, ndërkohë që ka luajtur në të shkuarën edhe me Kukësin e me Laçin, para se të shkonte te Gjilani në Kosovë.



