Dajan Shehi: U riktheva te Vllaznia për titullin kampion

Dajan Shehi: U riktheva te Vllaznia për titullin kampion

Dajan Shehi është një nga afrimet e Vllaznisë në merkaton e verës. Në fakt bëhet fjalë për një rikthim, pasi mbrojtësi u largua nga shkodranët vetëm një vit më parë.

Duke folur për faqen e klubit, Shehi deklaron se u rikthye te Vllaznia për të fituar titullin kampion dhe për të arritur suksese të tjera të rëndësishme.

Vllaznia është shtëpia ime e dytë. Kam kaluar dy vite shumë të mira. Kisha dëshirë si unë, si stafi teknik dhe drejtuesit që unë të rikthehesha përsëri këtu. Kam bërë një lëvizje të mirë, shpresoj të jap maksimumin. Dua të falënderoj stafin teknik po ashtu edhe presidencën për besimin që më dhanë që të rikthehesha te Vllaznia.

Kam besim që me trajnerin dhe me lojtarët e rinj që do të vijnë do të japim maksimumin dhe synimet tona janë për të kapur majat.

Universitatea Craiova dihet që është një skuadër e fortë, skuadër rumune dhe me një buxhet shumë të mirë. Ne do të japim maksimumin për të dalë me kokën lart dhe shpresojmë që të arrijmë një sukses dhe të kualifikohemi.

Rikthehem për titullin kampion. Synimet e Vllaznisë për të kapur majat, Kupat e Europës, të shpallet kampion i Shqipërisë dhe të fitojë Kupën. Shpresojmë të kemi një ekip të mirë këtë sezon dhe të dalim kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy