
Futbollisti uruguaian, Williams Matinez është gjendur i vetëvrarë ditën e djeshme, si pasojë e problemeve psikologjike.
38-vjeçari nuk kishte zbritur në fushën e lojës nga viti i kaluar, kur rezultoi edhe pozitiv me Covid-19. Për shkak të momenteve të vështira, lojtari nuk i ka përballuar dot problemet psikologjike dhe i ka dhënë fund jetës së tij.
Martinez aktivizohej në mbrojtje dhe në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të njohura si West Bromwich në Angli si dhe me Valencienne dhe Reims në Francë. Së fundmi Martinez kishte luajtur për Villa Teresa në ligën e dytë uruguaiane.
Kjo vetëvrasje ka sjellë një tronditje të madhe në futbollin uruguaian, që ka pezulluar përkohësisht të gjitha aktivitetet.



