
Ashtu siç është parashikuar edhe më përpara lista e pretendentëve të Sergio Ramosit po zgjerohet.
Përpos interesit në Major League Soccer, tanimë janë drejtuesit e Manchester United, të cilët ia kanë hapur dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’.
39 vjeçari e ka konfirmuar se nuk do të vijojë në rradhët e Rayados Monterrey dhe flitet se e ardhmja mund të jetë në Europë.
Megjithatë, edhe në Amerikën e Jugut pretendentët nuk kanë munguar, konkretisht Boca Juniors.
Duhet theksuar se karriera e andaluzianit ka rezultuar tejet e suksesshme, si në nivel klubesh ashtu edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’.
Qendërmbrojtësi nuk e mendon kalimin në Amerikën e Jugut dhe synon medoemos qëndrimin në Europë.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë një ndër ekipet më të pasur të botës dhe ky fakt mund të rezultojë determinant për Sergio Ramosin.
Tek 20 herë kampionët e Premier Leagues janë evidentuar ulje-ngritje të shpeshta sidomos në sezonin aktual referuar prapavijës dhe eksperienca e ishi-t të Real Madridit mund ti shërbejë skemave të trainerit Ruben Amorim.
Merkatoja e dimrit do të jetë përcaktuese për Sergio Ramosin, një element bindës, i fortë në duelet një kundra një, efikas dhe mbi të gjitha me shumë eksperiencë në çdo kompeticion.



