
Xhevdet Zekaj, analist sportiv, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet këtë të mërkurë dhe do të vendosë shumë për titullin kampion.
Sipas Zekajt, Partizani vjen në avantazh në këtë përballje, për shkak të mungesave të Tiranës, ndërsa shtoi se të kuqtë janë të dënuar për fitore.
Normalisht është një ndeshje vendimtare. Jo vetëm për rezultatin, ku Partizani duhet vetëm të fitojë, por do ndikojë edhe të gjendja psikologjike. Partizani ka epërsi për të fituar, sepse ka një qëndrueshmëri në skuadër, që nuk e ka pasur në të kaluarën. Ka një sulm që është bërë efikas. Mba dhe Da Silva janë në formë të mirë.
Nuk kanë lojtarë të dëmtuar dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Përballë është një Tiranë me shumë mungesa. Partizani është i dënuar për fitore, ndërsa Tirana luan për dy rezultate, për fitore dhe barazim.
Barazimi për Partizanin, është sikur të ketë humbur kampionatin. Tirana ka dy mu8ngesa të rëndësishme, në mbrojtje dhe sidomos Hasani për sulmin. Këto mungesa, bëjnë që Partizani të ketë avantazh në derbi.



