
Sulmuesi Gabriel Martinelli, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Premier League, aty ku luan me skuadrën e Arsenalit.
“Topçinjtë” dëshirojnë të rinovojnë kontratën me lojtarin, e cila skadon në verën e 2024, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.
Nga kjo kërkon të përfitojë Barcelona, që dëshiron transferimin e sulmuesit brazilian. Martinelli pëlqehet shumë nga klubi katalanas dhe drejtuesit spanjollë, kanë gati një kontratë 4-vjeçare.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit brazilian, me lojtarin që është në udhëkryq.



