
Alain Giresse, nuk është më trajner i Kosovës. Humbja e fundit ndaj Bjellorusisë, ka rezultuar fatale për teknikun francez. Pas një mbledhje të zhvilluar këtë të martë, trajnerit Giresse, i është komunikuar shkarkimi nga presidenti i Federatës, Agim Ademi. Tashmë Kosova ka mbetur pa trajner dhe ka nisur puna për gjetjen e “timonierit” të ri, ku alternativat nuk mungojnë.



