
Mosmarrëveshjet e kohëve të fundit me trainerin Erik Ten Hag e kanë përshpejtuar largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United .
Hollandezi i ka dhënë prioritet rezultateve duke e ulur në shumë raste në stol , vendim i cili deri në këtë moment ka rezultuar i duhuri.
Karriera e mrekullueshme gjithmonë ia ka mbajtur të hapura dyert dhe kësaj rradhe Inter Miami i David Beckham do të tentojë të firmosë me 37 vjeçarin.
Një lojtar si ‘’ Cr7 ‘’ , 5 herë fitues i ‘’ Topit të Artë ‘’ dhe shumë trofeve të tjerë si në nivel klubesh ashtu edhe me Portugalinë nuk mund të mbesë në vendnumëro dhe sipas ‘ As ‘ kontaktet me amerikanët kanë filluar dhe ndoshta shumë shpejt ishi i Real Madridit mund të provojë Major League Soccerin .
Mungesa e pretendentëve në Europë është një shqetësim për yllin nga Madeira dhe kampionati amerikan mund të ketë privilegjin të fuqizohet me një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Dëshira e madhe e Cristiano Ronaldos për tu larguar nga ‘’ Old Traffordi ‘’ sigurisht mund të plotësohet pikërisht gjatë kësaj periudhe por s’përjashtohet hyrja në garë e të tjerë pretendentëve për luzitanin.



