Diego Costa , afër Corinthians

Diego Costa , afër Corinthians

Tentativat e pandalura  për të patur një tjetër shans në kontinentin e vjetër me kalimin e kohës janë zbehur për Diego Costën .

Sulmuesi është me afër vijimit në Brazil se sa rikthimit në atë futboll që i shkaktoi aq shumë lumturi në të kaluarën .

Disa ekipe gjatë janarit tentuan t’ia fitonin zemrën , duke filluar nga Fenerbahche apo Atalanta por Brasileirao asnjëherë nuk ka kaluar në një plan të dytë për ishi-n e Chelseat . 

Corinthians është bërë protagonisti i rradhës , ekip me të cilin mund të provojë emocionet të luajturit në Kupën Libertadores , pra Champions Leaguen e Amerikës së Jugut dhe të shëndërrohet në një lojtar të rëndësishëm për Vitor Pereiran .

Etapa në Europë u konsiderua e përfunduar për 33 vjeçarin që në momenti kur vendosi të largohet nga  ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke hequr dorë nga Atletico Madridi  dhe tashmë Corinthians me aspirata të mëdha për të ardhmen synon një bishë të ofensivës e cila kudo ku ka vënë këmbët ka shkëlqyer në të kaluarën , sidomos me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

Pas Atletico Mineiros , gjigandët e Brazilit mund të bëhen eksperienca e dytë e Diego Costas i cili gjithmonë është karakterizuar si një sulmues shumë i rrezikshëm për çdo mbrojtje kundërshtare . 

 Aventura tek ish ekipi i Ronaldinho Gauchos është finalizuar me 5 gola në 19 sfida dhe Corinthians mund të rezultojë ambjenti ideal për të triumfuar në Kupën Libertadores .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy