Duke filluar nga ora 16:45, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Teutës në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 10-të në Abissnet Superiore. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, ashtu siç kanë qenë shpesh sfidat mes tyre.
Të dy ekipet nuk vijnë në një moment të mirë dhe fitorja është detyrim, për të mos rrezikuar më tepër.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët kanë bërë edhe zgjedhet e tyre përfundimtare për titullarët që do të hedhin në fushë. Të dyja skuadrat zbresin në fushë me skemën 4-3-3, ku nuk ka surpriza në formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Teqja, A.Marku, Belica, Sembene, Musta, H.Marku, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Junior, Trajner: I. Daja
TEUTA: Qirko, Jackson, Ivanovic, Selmani, Idrizaj, Aleksi, Kallaku, Aquah, E.Vila, Gorgiev, L.Vila, Trajner: E. Martini



