Real Madridi interes për Illaix Moriban

Real Madridi interes për Illaix Moriban

Kalimi tek Leipzigu nuk  ka rezultuar aq efikas për mesfushorin Illaix Moriba i cili po shijon një periudhë në rënie tek gjermanët . Mirëpo adaptimi i 18 vjeçarit në Bundesligë akoma nuk i ka dhënë frytet , fakt që e konfirmojnë vetëm 100 minuta lojë gjatë sezonit aktual , shumë pak për një lojtar kaq premtues .   

Produkti i akademisë ‘’ La Masia ‘’ po përballet seriozisht me konkurrencën e ashpër në Gjermani por megjithatë  cilësitë impresionuese ende po i sigurojnë pretendentë .

Një ndër to është rivali i përjetshëm i katalanasve Real Madridi që  beson se tentativa e dytë për Illaix Moriban mund të ketë një tjetër histori . ‘’ Galaktikët ‘’ prej kohësh kanë konfirmuar largimet e Isco Alarcon dhe Dani Ceballos në fundin e këtij sezoni dhe sigurisht duan të mbushin boshllëkun që do të lënë spanjollët dhe  Illaix Moriba e ka bindur  Carlo Ancelottin se mund ti përfaqësojë denjësisht ‘’ Los Blancos ‘’ .

Drejtuesit e kryeqytetasve kanë menduar për një ofertë të konsiderueshme në adresë të Leipzigut për një lojtar që nuk ka bindur në Gjermani dhe ndoshta rikthimi në Spanjë mund të prodhojë ndryshime  për lojtarin nga Guinea . 

Njohuritë në lidhje me kryeqytetasit janë të mjaftueshme për Illaix Moriban për të cilin pritet oferta e Florentino Perezit në ditët vijuese për ti ardhur në ndihmë skuadrës së zemrës e cila i ka të gjitha shanset për të triumfuar gjatë këtij sezoni.  

Rendimenti i vakët i Illaix Moribas nuk e ka kënaqur  Domenico Tedescon të cilin e ka kanalizuar në 6 ndeshje pa shumë histori .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy