Chelsea në sulm për Fofana

Chelsea në sulm për Fofana

 Problemet e hasura me transferimin e Jules Kounden i cili është shumë afër Barcelonës, i ka dhënë startin tratativave të Chelseas për një tjetër mbrojtes .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ e konsiderojnë të domosdoshme ndërhyrjen në prapavijë dhe kanë qëndruar brenda Premier Leagues duke u fokusuar tek Wesley Fofana .

Megjithatë ky transferim parashikohet tejet i ndërlikuar sepse para pak kohësh 21 vjeçari zgjati kontratën me Leicester City-n deri në 2027-tën dhe duhet theksuar se vlera aktuale e Wesley Fofanas në merkato arrin 40 milionë eurot.

Një aspekt që s’duhet mënjanuar është se kryeqytetasit janë rivalë direkt të ‘’ The Foxes ‘’ në Premier League dhe do  të konsiderohej një gabim nëse do ti japin dritën jeshile largimit nga ‘’ King Power ‘’ pasi mund të pendohen në një të ardhme të afërt .

Performanca e Wesley Fofanas vijon në rrugën e duhur në ekipin e Brendan Rodgers por ky akord sigurisht mbetet i largët për arsye të rëndësisë së Wesley Fofanas në një ndër rivalët më të fortë të Premier Leagues.  

Prezenca e Thomas Tuchel në stol dhe historia e Chelseat lë vend për entuziazëm por në merkato në shumicën e rasteve transferime të tilla nuk kanë patur sukses pavarësisht se në skenë janë shfaqur ekip me shumë peshë në arenën europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy