
Rënia e mundshme në Segunda Division e Valencias , ndoshta do të jetë një mundësi për shumë lojtarë për tu larguar nga ‘’ Mestalla ‘’ në merkaton e verës.
Edhe pse bardhezinjtë kanë zhvilluar një sezon për tu harruar , disa lojtarë vijojnë të spikasin. Një ndër to është Yunus Musah , për të cilin Interi dhe Liverpooli janë futur në garë .
Për sa i përket zikaltërve , dihet se e ardhmja e Nicolo Barrellas dhe Marcelo Brozovic ende është në dyshim dhe emri i 20 vjeçarit tanimë është bërë pjesë e listës së gjatë të italianëve.
Sigurisht për Valencian do të jetë një shans për tu fuqizuar në aspektin ekonomik por paraprakisht duhet të sigurojnë qëndrimin në Primera Division në javët e mbetura .
Nëse diçka e tillë s’do të ndodhë , Interi dhe Liverpooli mund të jenë afër akordit me mesfushorin amerikan, i cili do të niste një tjetër eksperiencë në elitën e futbollit europian.
Pavarësisht se situata tek Valencia vijon shumë serioze , të besuarit e Ruben Barajas kanë në dispozicion edhe tetë sfida për arritjen e objektivit.



