Chelsea mendon shitjen e Kantes

Chelsea mendon shitjen e Kantes

Me suksesin e arritur në sezonin e shkuar, objektivi prioritar i Chelseat është qëndrimi në këtë stad dhe shtimi i trofeve në vitrinë për të zgjeruar protagonizmin  jo vetëm në Angli por edhe në mbarë Europën . 

Me mbërritjen në ‘’ Stamford Bridge ‘’ traineri Thomas Tuchel arriti të formojë një skuadër solide dhe shumë kompetitive dhe rezultatet ishin shumë të shpejta . Megjithatë disa pika referuese të kryeqytetasve  nuk e kanë bindur aq sa duhet gjermanin , përgjegjësia e të cilit është mosdevijimi nga kjo rrugë që i ka prodhuar shumë benefite Chelseat .

Në skenë ka dalë emri i N’ Golo Kantes.  Rifreskimi i  skuadrës penalizon disa lojtarë që kanë lënë gjurmë në të kaluarën dhe fakti se mban 30 vite mbi supe është një indikator se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duhet të bëjnë disa spastrime për të përballuar çdo kompeticion me lojtarë të freskët dhe plot energji .

 Karriera brilante e francezit gjatë viteve  ka tërhequr disa klube të njohura ndër të cilat janë Real Madridi dhe Paris St Germain  dhe nevoja për ti dhënë hapësirë talentëve të rinjë që do të jenë liderët e Chelseat në të ardhmen i ka bërë londinezët të arrijnë në këtë konkluzion.

 Por dëshira për përmirësim bëhet gjithmonë edhe më e madhe dhe  objektivat e rradhës të Thomas Tuchel  janë Matthijs De Light për mbrojtjen dhe  një sulmues cilësor për të mbështetur  siç duhet bomberin belg Romelu Lukaku .  

Shitja e ishi-t të Leicester City-t do ti gjeneronte një shumë të konsiderueshme arkave të Chelseat për ta vënë në funksion të blerjeve të ardhshme të cilat sigurisht do të jenë përcaktuese për vijimësinë e gjigandëve të Premier Leagues .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy