Erling Haaland ka qenë në qendër të mediave ditën e sotme, pasi ka qarkulluar një lajm mbi shpenzime të çmendura të sulmuesit norvegjez. Media greke “Sportime” raportoi se sulmuesi i Borussia Dortmund, gjatë një feste në Mykonos kishte shpenzuar plot 500 mijë euro për vetëm 5 orë.
Gjithashtu në artikull u tha se ai kishte lënë edhe 30 mijë euro bakshish para se të largohej. Megjithatë pas këtij lajmi që ka bërë xhiron në mediat botërore, ka reaguar edhe vetë sulmuesi 21-vjeçar.
Nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në “Twitter”, Haaland e ka quajtur si të pavërtetë këtë lajm, teksa më tej ka shkruar me ironi: “Kanë harruar pjatat kryesore”.



