Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shfaq i emocionuar dhe i përlotur pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian.
Pas ndeshjes, Duka foli për mediat, ku deklaroi se gëzimi është i madh dhe është fundi i një cikli shumë të bukur.
Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin.
Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë. Të gjithëve atyre që kanë mbështetur.
Fitimi i Europianit? Është e vështirë. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër.



