
Në orët e fundit Jose Mourinho ka deklaruar emrin e një tjetër objektivi. Sipas ‘ La Repubblica ‘ flitet për Oriol Romeu, të cilin e njeh mjaft mirë për arsye të së kaluarës tek Chelsea.
Për transferimin e spanjollit, ‘’ Verdhekuqtë ‘’ do të rivalizohen nga Girona, ekip që po impresionon në sezonin aktual në Primera Division.
‘’ The Special One ‘’ vijon i pakënaqur me rendimentin e mesfushës dhe beson se prezenca e ishi-t të Southamptonit mund ta ndryshojë funksionimin e këtij reparti në pjesën e mbetur të sezonit.
Ndërsa drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një element cilësor në mesfushë dhe ai i Gironas Aleix Garcia e ka bindur Xavi Hernandezin, lojtar i cili mund të përfundojë në ‘’ Camp Nou ‘’ nëse 32 vjeçari do të largohet nga ‘’ Blaugranët ‘’.
Eksperienca mbi supe mund të rezultojë një shtysë për kryeqytetasit, skuadër që nën drejtimin e portugezit fitoi Conference Leaguen në të shkuarën.
Deri më tani Oriol Romeu numëron 20 sfida me Barcelonën, i cili mund të nisë një eksperiencë në Serinë A për të parën herë në karrierë.



