Arthur Melo afër Liverpoolit

Arthur Melo afër Liverpoolit

  Pavarësisht se Jurgen Klopp e ka konsideruar të mbyllur merkaton e Liverpoolit , në orët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zërat për transferimin e Arthur Melos në ‘’ Anfield Road ‘’ .

Mesfushori mund të veshë fanellën e ‘’ The Redsave ‘’ me anë të formulës së huazimit pasi sipas Gianluca Di Marzios ky akord është në fazën e finalizimit të cilit i mbeten vetëm vizitat përkatëse dhe më pas 26 vjeçari të vërë firmën në kontratë.

Sigurisht duke iu referuar deklaratave të trainerit gjerman arrihet në konkluzionin se ky transferim është një nga surprizat e anglezëve në këtë merkato e cila ka rezultuar si gjithmonë shumë emocionuese dhe më të papritura.

Liverpooli prej kohësh nuk po mund ta rigjejë rrugën e suksesit dhe pas fillimit jo të mirë të Premier Leagues , ka nisur të buzëqeshë sidomos pas dy fitoreve të fundit , respektivisht kundër  Bournemouth dhe Newcastles në shtëpi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy