
Theophilus Solomon është larguar nga Ballkani, pjesë e të cilëve ishte në sezonin e fundit.
Sulmuesi nuk arriti të gjejë hapësira nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe për këtë arsye, ka vendosur të ndryshojë skuadër.
Së fundmi, 26-vjeçari nigerian është zyrtarizuar te skuadra e Gjilanit, me të cilët ka nënshkruar një kontratë për dy sezone.
Në të kaluarën, Solomon ka luajtur edhe për Partizanin në Shqipëri.



