
Pas dy ditëve të pushimit, rikthehen ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020, me fazën e 1/16-ve, ose siç njihet, eliminimit direkt.
Dy përballjet e para të kësaj faze, do të jenë në orën 18:00 Uells-Danimarka dhe në 21:00 Itali Austri.
Sfida e parë, do të luhet në një zonë neutrale. Përkatësisht, në Amsterdam Arena.
Italianët ndërkaq, pas disa ndeshjeve në shtëpi, do të zhvendoset drejt mitikut Wembley, në Londër, për sfidën ndaj austriakëve.

Të kaltrit konsiderohet favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale. Skuadra e Mançinit pati një ecuri perfekte në fazën e grupeve me 3 fitore rresht, pa pësuar qoftë një gol dhe me golaverazh të përgjithshëm 7-0.
Nga ana tjetër, Austria, e drejtuar një një trajneri me origjinë italiane (Franco Foda), u kualifikua si e dyta e Grupit C, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut (3-1) dhe Ukrainëm (1-0), ndërsa ndaj Holandës u mposht me rezultatin 2-0. Austriakët kaluan për herë të parë në fazën me eliminim direkt në pjesëmarrjen e tretë në Europian dhe ëndrra e tyre është të jenë surpriza e këtij turneu.
Për italianët, kjo është hera e dhjetë në Evropian. Dhe, vetëm dy herë nuk kanë arritur ta kalojë fazën e grupeve.
Austria e ka herën e tretë që kualifikohet për në finalet e Evropianit por e ka herën e parë që avancon përtej fazës së grupeve.



