Manchester City mendon për Dani Olmon

Manchester City mendon për Dani Olmon

Dëmtimi i Kevin De Bruyne, i cili parashikohet se do ta mbajë katër muaj larg fushave , i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t për të gjetur një tjetër element për mesfushën. Një ndër opsionet që bardhekaltërit po shqyrtojnë është Dani Olmo, i ngjashëm me belgun në mënyren e te luajturit. Sezoni tashmë ka filluar dhe për ‘’ Qytetarët ‘’ konsiderohet një domosdoshmëri mbushja e boshllëkut , por gjithçka do të varet se si do të rezultojnë negociatat ndërmjet drejtuesve të Manchester City-t dhe Leipzigut për spanjollin. Parashikohet një operacion jo i lehtë dhe duke ditur potencialin e Mansour bin Zayed Al- Nahyan, fituesit në fuqi të Superkupës së Europës mund ta arrijnë qëllimin, gjithmonë nëse oferta do të jetë bindëse për gjermanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy