
Arkadiusz Milik, do të jetë mungesa e madhe e Polonisë në Europian. Sulmuesi u dëmtua në gju në miqësoren e fundit ndaj Ukrainës dhe nuk do të jetë në Euro 2024.
Konfirmimi erdhi nga vetë Federata Polake, nëpërmjet faqes zyrtare në internet.

Milik ishte pjesë e listës me 26 lojtarë për kompeticionin madhor, por trajneri duhet të ftojë një tjetër sulmues.
Lojtari i Juventusit, duhet t’i nënshtrohet operacionin dhe rikuperimi parashikohet për 4 deri në 6 javë.



