
Trajneri i Milanit, Stefani Pioli foli para mediave ditën e sotme, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Empolit.
Pioli deklaroi se tashmë lufta për titull është bërë akoma edhe më e bukur, ndërsa i pyetur nëse i frikësohet Juventusit, ai deklaroi se frikë tani ka Empolin.
Lufta për titull është duke u bërë akoma edhe më e fortë. Për mua janë të paktën 5 ekipe që luftojnë për trofeun e Serie A. Nuk mund të bëhen parashikime pasi skuadrat janë të forta dhe nuk lejohen hapat fals.
Inter tashmë u eliminua nga Champions dhe do t’i përkushtohet kampionatit. Por ne nuk duam të mbajmë mendjen te të tjerët. Ne duhet të punojmë fortë dhe të arrijmë fitoret.
Frikë nga forma e mirë e Juventusit? Frikë kam Empolin nesër, është një ekip i rrezikshëm.



