Bruno Akrapovic nuk është më trajneri i Shkëndijës së Tetovës. Vetë klubi kuqezi, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin boshnjak.
Barazimi i fundit në kampionat, ka bërë që drejtuesit të vendosin për ndryshim në stafin teknik.
Palët kanë arritur marrëveshjen me konsensus për mbylljen e bashkëpunimit. Tashmë te Shkëndija kanë nisur nga puna për zgjedhjen e trajnerit të ri.
Pas 25 javëve kampionat, Shkëndija mban vendin e dytë në Maqedoninë e Veriut me 48 pikë, plotë 13 pikë më pak se Shkupi kryesues.



