
Fakti i të qënit një ndër më të mirët e Botërorit të Katarit e ka shëndërruar Josko Gvardiol një lojtar tejet të preferuar në merkato.
Real Madridi prej kohësh vijon të tregojë interes dhe anësori i Leipzigut i është vetëofruar madrilenëve .
Megjithatë ky operacion nuk është edhe aq i lehtë sepse gjermanët vijojnë ti qëndrojnë besnikë kërkesës prej 100 milionë eurosh për largimin e 20 vjeçarit dhe sipas ‘ As ‘ presidenti i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër.
Progresi i Josko Gvardiol është kanalizuar në 24 sfida të zhvilluara me Leipzig në sezonin aktual , në të cilat ka lënë për të kuptuar se meriton të bëhet pjesë e një skuadre elite .
Duhet theksuar se ‘’ Los Merengues ‘’ kanë një shans që s’duhet humbur për të firmosur me ishi-n e Dinamo Zagrebit dhe njëkohësisht të evitojnë fitimin e garës nga pretendentët , të cilët mund të jenë rivalët e tyre në të ardhmen në Uefa Champions League.



