Milani, gjen mbrojtës tek Chelsea

Milani, gjen mbrojtës tek Chelsea

Mbetja në prapavijë e ka vënë në pikpyetje të ardhmen e Axel Disasit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Traineri Enzo Maresca ka lënë për të kuptuar se mbrojtësi duhet të gjejë një tjetër ekip dhe në fakt në orët e fundit drejtuesit e Milanit i kanë trokitur në derë. 

Të qënit i pretenduar nga kuqezinjtë sigurisht përbën një vlerësim për 27 vjeçarin, i cili gjatë merkatos dimërore mund të përfundojë duke luajtur në ‘’ San Siro ‘’.

 Italianët kanë filluar të veprojnë me qëllimin e konsolidimit të ekipit, për të përballuar një fazë të dytë e cila parashikohet tejet kompetitive. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘, ishi i Monacos është i duhuri për ekipin e Massimilliano Allegrit, i cili kërkon medoemos protagonizmin në çdo kompeticion. 

Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ janë shprehur të gatshëm të negociojnë për huazimin e Axel Disasit, një lojtar i sprovuar, i cili ofron siguri. 

Përveç Milanit edhe Besiktasi bashkë me Lyonin kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, i cili ndiqet prej kohësh nga ish traineri i Juventusit. 

Tek shtatë herë kampionët e Champions Leagues nxënësi i Enzo Marescas do të ketë mundësinë të fillojë një tjetër eksperiencë por gjithçka do të varet nga dëshira e tij dhe negociatat ndërmjet palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy