Të shtëna me armë pranë hotelit, anulohet ndeshja për kualifikueset e Botërorit (VIDEO)

Të shtëna me armë pranë hotelit, anulohet ndeshja për kualifikueset e Botërorit (VIDEO)

Ndeshja mes Guinesë dhe Marokut, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, është anuluar.

Shkak për këtë është bërë grushti i shtetit në Guine, aty ku ushtria ka arrestuar presidentin e vendit, Alpha Conde. Pasi arrestoi Presidentin Alpha Condé, ushtria shpalli shtetrrethim mbarëkombëtar "deri në një njoftim të dytë", si dhe zëvendësimin e guvernatorëve nga ushtria.

Trajneri i Marokut, Vahid Halilhodzic tha se ata ishin bllokuar në hotelin e tyre, pasi kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe kishin parë ushtarë që vraponin drejt hotelit të tyre. Pas kësaj, kombëtarja e Marokut ka mundur të evakuohet, duke u rikthyer në vendlindje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy