
Në orët e fundit një skuader shumë cilësore në Itali ka shfaqur interes për Casemiron.
Dihet se braziliani nuk bën më pjesë në planet e trainerit Ruben Amorim dhe drejtuesit e Romës ia kanë hapur dyert e ‘’ Olimpicos ‘’.
32 vjeçari është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës, i cili ka një eksperiencë të gjatë mbi supe, fitues gjithashtu i disa trofeve në të shkuarën me Real Madridin dhe Manchester United.
Ishi i Sporting Lisbonës pretendon një revolucion në repartin e mesfushës dhe tashmë e ka anashkaluar Casemiron.
Ndërkohë, numri një i stolit të ‘’ Verdhekuqve ‘’ Claudio Ranieri e konsideron të vlefshme eksperiencën e tij, i cili ka një mundësi për të rikuperuar versionin më të mirë në fushën e lojës.

Roma është një ekip me shumë traditë, ish fitues i Conference Leagues nën drejtimin e të famshmit Jose Mourinho, kandidat potencial për fitimin e titujve në të ardhmen e afërt.
Duhet shtuar se në kohët e fundit Casemiro u pretendua edhe nga disa klube në Arabinë Saudite por si duket ky opsion nuk i pëlqen sepse ka preferuar të vijojë në kontinentin e vjetër.
Për më tepër një kalim i mundshëm në Serinë A do të ishte eksperienca e tretë ndër pesë kampionatet më prestigjozë, pas La Ligas dhe Premier Leagues.



