Vllaznia mendon për të ardhmen, firmos kontratë 5-vjeçare me mbrojtësin

Vllaznia mendon për të ardhmen, firmos kontratë 5-vjeçare me mbrojtësin

Te Vllaznia kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, ditën e sotme kanë blinduar një nga talentet e akademisë. Geralb Smajli ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Vllazninë. Klubi kuqeblu ka njoftuar në faqen zyrtare arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 19-vjeçar.

Mbrojtësi premton shumë për të ardhmen dhe për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë, e cila është firmosur ditën e sotme.

“Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli. Ai është produkt i akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të.”, thuhet në komunikatën e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy